Kur doli Britania nga BE dhe efekti i parë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

schedule09:34 - 1 Shkurt, 2020

schedule 09:34 - 1 Shkurt, 2020

Për marrëdhënien midis Brexit dhe BE mund të ketë akoma shpresë në të ardhmen, por BE-ja edhe pas Brexit do vazhdojë të jetë ajo çfarë ka qenë pavarësisht se do t’i duhet kohë ta pranojë largimin e Britanisë.

BE do të zgjohet një ditë të shtune në mëngjes dhe atë ditë do të kuptojë që Britania është larguar përfundimisht nga pragu saj dhe sigurisht do fillojë të pranojë realitetin.

Edhe pse procesi i Brexit ishte i pashpresë në Uestminster, Brukseli nga ana tjetër ishte i shqetësuar për çeshtje të tjera si zgjerimi, siguria dhe mbrojtja- duke u bërë më i gatshëm për të pranuar anëtarë të rinj (diçka që Britania e ka kundërshtuar për një kohë të gjatë) dhe duke qënë pro për bashkëpunime ushtarake (diçka që përsëri Britania e ka kundërshtuar).

Ekziston tashmë edhe një ekuilibër i ri, pasi një linjë telefonike midis Parisit dhe Berlinit ka zëvendësuar trekëndëshin në të cilin britanikët shërbyen si ndërmjetës midis gjermanëve dhe francezëve.

Pasi Britania e Madhe u tërhoq, u krijuan koalicione të reja midis vendeve të BE-së, për shembull, mes Hollandës, Irlandës dhe vendeve nordike, për të zëvendësuar Britaninë në politikat ekonomike liberale.

Por, ndërsa largimi britanik krijoi një rrugë të qartë për statistikat e Francës, Parisi ende nuk e ka berë ende një deklaratë zyrtare. Burimet thanë se Presidenti Francez Emmanuel Macron, një ish-bankier, është një personalitet me mendje liberale më shumë sesa paraardhësit e tij , më shumë se Haga, Berlini dhe kryeqytet e tjera.

Dhe ndërsa tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar ka lënë peshë dhe përqëndrim më të madh në pikëpamjet e Gjermanisë dhe Francës, ajo nuk ka sjellë ende një vendimmarrje më të shpejtë, ose më efikase.

Brexit ka dhënë unitet më të madh të BE-së në kuptimin më të plotë të saj, madje kritikët e ashpër të Brukselit rrallëherë kanë folur për largimin nga BE të Britanisë duke mos lejuar përçarje të ashpra në fusha si politika e jashtme, ose rivalitetet e brendshme si përçarja e vazhdueshme midis lindjes dhe perëndimit.

Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga politikat e BE-së gjithashtu ka hapur disa diskutime të gjata, për shembull që Londra i siguroi një urë speciale për Uashington DC, ose se Britania ishte pengesa kryesore për bashkëpunim më të madh të sigurisë dhe mbrojtjes.

Mbi marrëdhëniet e SH.B.A.-së, Macron ka siguruar lidhjen më të afërt me Presidentin Donald Trump, dhe aspiratat e veta të Mbretërisë së Bashkuar pas Brexitit e kanë detyruar atë të bëjë të qarta disa mosmarrëveshje të mprehta me SHBA, siç janë ndryshimi i klimës dhe gjithashtu mbi sigurinë në internetin 5G në lidhje me Huawei, firma e teknologjisë kineze.

Për të arritur siguri dhe mbrojtje përpjekjet e BE-së kanë përparuar, por vetëm me ritmin e një kërmilli.

Është bërë e qartë se çështja tjetër- duke iu referuar këmbënguljes së Gjermanisë për t’u bërë një fuqi ushtarake në vetvete – ofron po aq barriera të forta sa çdo ndjenjë për pushtet që buron nga Londra në vitet e fundit.

Disa zyrtarë thanë që mungesa e Britanisë u ndje veçanërisht shumë gjatë debatit për hapjen e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mbretëria e Bashkuar, e cila kishte qenë gjithmonë pro zgjerimit të BE-së në të kaluarën, shprehu mbështetje për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por Londra nuk u përfshi në debatet e tensionuara që përfundimisht rezultuan që Franca të drejtonte ketë disktutim në të cilën më vonë u bashkua edhe Danimarka dhe Hollanda, që bllokuan hapjen e negociatave për të dyja vendet.

Kur Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE kjo gjë u bë një çeshtje shumë e madhe debati në Bruksel.

Thënë në një mënyrë tjetër: Largimi vështirë të bëhet.

Të pyetur nëse kanë një datë largimi të saktë zyrtarët dhe diplomatët e BE tregojnë për disa mundësi.

Për disa, ishte referendumi në 2016; për të tjerët kur Kryeministrja e atëhershme Theresa May vendosi barrierat e saj; për të tjerët, ishte në shtator, kur Kryeministri Boris Johnson u tha zyrtarëve që të ndalonin të merrnin pjesë në takime.

“Për një kohë të gjatë ata abstenuan, kjo është periudha kur ata hoqën dorë,” tha një diplomat.

Në Komision, roli domethënës i Britanisë mbaroi atëherë kur Jonathan Hill u largua si shef i shërbimeve financiare të BE-së më 25 qershor 2016.

Vetëm në Parlament, prania britanike është ndjerë vazhdimisht por kryesisht në kontribute individuale, si për shembull në role udhëheqëse në komitete specifike, ose si një thirrje kryesore për çështje të veçanta.

Si një delegacion kombëtar i ndarë, kontributi kryesor i Britanikëve, në fund të fundit, ishte shtimi i ashpërsisë në debatet për Brexit.

“Ata kanë qenë të larguar prej kohësh ,” tha një diplomat i lartë i BE.

Për disa, largimi i Mbretërisë së Bashkuar ishte si një shafajësim pas vdekjes të Presidentit Francez Charles de Gaulle, duke dëshmuar se ai kishte të drejtë që ka bllokuar Britaninë për t’u anëtarësuar në BE më shumë se 40 vite më parë, dhe se Mbretëria e Bashkuar që nga fillimi nuk u përshtat kurrë.

Mosgatishmëria e Mbretërisë së Bashkuar për t’u bashkuar me monedhën e zakonshme të euros, dhe kërkesat e saj të vazhdueshme për përjashtime nga politika të ndryshme të BE-së, për të mos përmendur kërkesën e saj për zbritje të buxhetit, vetëm përforcuan perceptimin që ishte një e huaj që në momentin që u be pjesë e BE.

Pierre Sellal, një diplomat veteran francez, i cili shërbeu si ambasadori i Elysée në BE, tha se ai mund të vinte në dukje largimin e Mbretërisë së Bashkuar, që në 1993, kur ish-kryeministri John Major vendosi të ndërmarrë një vendim nga protokolli i Traktatit të Mastrihtit që përcaktonte qëllime të gjera të politikës sociale.

“Largimi i Britanisë është berë edhe para kësaj” – në 1975, vetëm dy vite pasi Mbretëria e Bashkuar u bashkua me Komunitetin Ekonomik Evropian, kur mbajti një referendum nëse do të vazhdojë anëtarësimin. Remain shënoi një fitore vendimtare në atë garë, me 67.23 përqind që preferoi të qëndronte, krahasuar me 32.77 përqind që donin të hiqnin dorë.

“Vendi ka qenë gjithmonë i dyzuar përsa i përket anëtarësimit në BE,” tha Sellal.

Të pyetur se çfarë do të humbasin më shumë nga Mbretëria e Bashkuar, zyrtarët e BE dhe diplomatë thanë: “Më shumë, roli i Britanisë në punët e jashtme dhe politikën e sigurisë në vend”.
“Inteligjenca e tyre”, tha një diplomat i BE-së për të zgjidhur çeshtje të ndryshme politike ekonomike .

Nëse marrëveshja e tregtisë së lirë, arrihet, do të jetë marrëveshja e parë e tillë në histori, në të cilën palët fillojnë një marrëdhënie më të ngushtë sesa aty ku e përfunduan.

Politikisht, disa zyrtarë thonë se puna e Mbretërisë së Bashkuar në marrëveshjen bërthamore të Iranit, nga e cila është si garanci së bashku me Gjermaninë dhe Francën (si dhe Rusia dhe Kina) mund të shërbejë si një model për bashkëpunim në politikat e jashtme dhe çështjet e sigurisë.

Mbretëria e Bashkuar do të jetë akoma një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB, dhe zyrtarët në Londër dhe Bruksel vazhdimisht theksojnë se vlerat dhe interesat e BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar janë të sinkronizuara në mënyrë përfekte.

Gjithashtu zyrtarët thanë se ka çdo arsye të mundshme që BE dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojnë të shohin sytë për sy politikat e sanksioneve, veçanërisht pasi ato lidhen me Rusinë. E njëjta gjë edhe për politikën e klimës.

Ose kjo është çfarë shpresojnë disa zyrtarë nga pala britanike.
Sidoqoftë, marrëdhëniet e Mbretërinë së Bashkuar dhe BE pas Brexitit nuk mund të jenë më ndryshe se sa marrëdhëniet BE-së dhe Britanisë para Brexit. /Politico. Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al/

*Titulli është i redaksisë, titulli origjinal: Dita e Brexit? Ajo u largua kohë më parë