[logo.svg] [INS: :INS] E premte 15 Janar 2021 - Përditësimi i fundit 21:18 * * * * ____________________ Submit (*) Të gjitha fjalët ( ) Të paktën një fjalë ( ) Fjalët ekzakt [menu-btn.png] Loading... * Shëndeti * Drejt Punës * Lifestyle * VIP & Spektakël * Tirana * Receta * Horoskopi * Moti * Dossier * Fotogaleri * Videogaleri * Pikë e zezë * Sondazhe * Home * Faqja juaj * Aktualitet * Politikë * Ekonomi * Sociale * Sport * KOSOVË & RAJONI * BotË * KulturË * AnalizË [live_shqiptarja.tv.svg] [REPORTArtboard4@1024x.png] POP 5 Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit [1610737292_380446829151227imagea11610712437939.jpg] 1 Nëna vret 3 fëmijët e saj të mitur dhe më pas veten * [1610738482_makina.jpg] 2 Aksidenti tragjik me 4 viktima te Rruga e Kombit/ Report Tv siguron videon e parakalimit fatal të 'Citroenit' para se të përplasej me kamionin * [1610723949_4213042812273510026299339563578207923253214072544143957 799899265840x400.jpg] 3 2 të rinj shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë, acarohen fqinjët! Nisin urgjent hetimet (VIDEO) * [1610618928_atentati.jpg] 4 Atentat si në filma/ Momenti kur 2 personat qëllojnë 45-vjeçarin në qendër të Milotit (VIDEO) * [1610718114_autoa51610716723.jpg] 5 Kamioni përplas oficeren e rrugores në Tiranë, ishte në shërbim! Dërgohet në spital Bota Brexit/ Njihuni me 7 gjërat që pritet të ndryshojnë dhe 7 të tjera që do të mbeten të njëjta pas daljes së Britanisë nga Unioni Mbretëria e Bashkuar është larguar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian pas 47 viteve të anëtarësimit, moment ky i cili shënon fundin e një kapitulli dhe fillimin e një tjetri. Por, meqënse kemi arritur në këtë pikë, çfarë do të thotë Brexit për qytetarët britanik? Çfarë pritet të ndryshojë dalja nga unioni? [1580605554_1.jpg] [read_more.svg?t] Redaksia 2 Shkurt 2020, 01:54 | Përditesimi i fundit: 2 Shkurt 2020, 02:11 2020-02-02 02:05:54 * Share * Tweet * Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit [INS: :INS] [INS: :INS] Mbretëria e Bashkuar është larguar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian pas 47 viteve të anëtarësimit, moment ky i cili shënon fundin e një kapitulli dhe fillimin e një tjetri. Megjithatë, nëse për shumicën ka qenë një moment lavdie, duke e cilësuar këtë si Ditën e Pavarësisë, për disa të tjerë ky është një moment i trisht. Por, meqënse kemi arritur në këtë pikë, çfarë do të thotë Brexit për qytetarët britanik? Çfarë pritet të ndryshojë dalja nga unioni? [NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png] [1610627753_56128786303.jpg] LEXO EDHE: Britania e Madhe në realitetin e Brexit Epo si fillim, jo shumë përveç faktit se BE është një klub me 27 anëtarë tashmë dhe jo 28. Po ashtu, një periudhë tranzicioni 11-mujor ka filluar dhe Mbretëria e Bashkuar do t'i përmbahet kryesisht rregullave të BE-së. Ndryshimet me të vërtetë të mëdha do të vijnë me përfundimin e këtij tranzicioni. Më poshtë keni një listë të shtatë gjërave që pritet të ndryshojnë me Brexit dhe shtatë gjërave të tjera që do të qëndrojnë po njëllojë. 1. Eurodeputetët e Mbretërisë së Bashkuar do të humbasin vendet e tyre në PE Fytyra të njohura si Nigel Farage dhe Ann Widdecombe janë në mesin e 73 eurodeputetëve të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët automatikisht do të humbasin vendet e tyre në Parlamentin Evropian. Kjo sepse, në momentin e Brexit, Mbretëria e Bashkuar do të lërë të gjitha institucionet dhe agjensitë politike të BE-së. Sidoqoftë, përveç Mbretërisë së Bashkuar që ndjek rregullat e BE-së gjatë periudhës së tranzicionit, Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të vazhdojë të ketë fjalën e fundit për mosmarrëveshjet ligjore. 2. Nuk ka më samite të BE-së Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson nuk mund të marrë pjesë në samitet e Këshillit të BE në të ardhmen së bashku me liderët e tjerë. Ai mund të bëhet pjesë e këtyre takimeve si i ftuar special, vetëm me kërkesë të tij nëse shpreh interesin për një situatë të caktuar. Po ashtu, Ministrat britanikë nuk do të marrin pjesë më në takimet e rregullta të BE-së që vendosin gjëra të tilla si kufijtë e peshkimit. 3. Ne do të dëgjojmë shumë për tregtinë Mbretëria e Bashkuar do të jetë në gjendje të fillojë të flasë me vendet në mbarë botën për vendosjen e rregullave të reja të tregtisë, për shit-blerjen e mallrave dhe shërbimeve. Ajo nuk ishte e lejuar të zhvillonte negociata zyrtare tregtare me vende si SH.B.A. dhe Australi, ndërsa ishte anëtare e BE. Përkrahësit e Brexit argumentojnë liria e Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur për politikën e saj tregtare do të rrisë ekonominë. Po ashtu është diskutuar edhe një marrëveshje tregtare Mbretëri e Bashkuar-BE. Marrëveshja sipas MB është një përparësi kryesore, me qëllim që tarifat shtesë për mallrat dhe pengesat e tjera tregtare të mos jenë të nevojshme pas tranzicionit. Megjithatë edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje tregtare, ajo nuk do të jetë në gjendje të hyjë në fuqi derisa të përfundojë periudha e tranzicionit. 4. Pasaportat e Mbretërisë së Bashkuar pritet të ndryshojnë ngjyrën Pasaportat blu do të kthehen në më shumë se 30 vjet pas, deri në kohën kur u zëvendësuan nga modeli aktual i burgundy. Duke njoftuar ndryshimin në vitin 2017, atëherë Ministri i Emigracionit, Brandon Leëis, vlerësoi rikthimin në modelin "ikonik" blu dhe ar , të përdorur për herë të parë në 1921. Përfundimi i ndryshimit të ngjyrës së pasaportave pritet të zgjas për disa muaj, nga mesi i këtij viti. Ndërkohë, Pasaportat ekzistuese burgundy do të vazhdojnë të jenë të vlefshme. 5. Monedha Brexit Rreth tre milion monedha përkujtimore 50pound Brexit që mban datën "31 Janar" dhe mbishkrimi: "Paqja, prosperiteti dhe miqësia me të gjitha kombet", kanë hyrë në qarkullim ditën e djeshme. Monedha ka marrë një reagim të përzier, pasi mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE kanë thënë se ata refuzojnë të pranojnë atë. Qeveria kishte planifikuar të prezantonte një monedhë të ngjashme më 31 tetor, data kur Brexit ishte menduar më parë të ndodhte. Sidoqoftë, ato monedha duhej të shkriheshin dhe ricikloheshin pasi u zgjat afati. 6. Departamenti i Brexit në Mbretërinë e Bashkuar mbyllet Ekipi që trajtoi negociatat në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE dhe përgatitjet pa marrëveshje do të shpërbëhet në ditën e Brexit. Departamenti për Daljen nga Bashkimi Evropian u krijua nga ish Kryeministrja Theresa May në 2016. Për bisedimet e ardhshme, ekipi negociues i Mbretërisë së Bashkuar do të jetë i vendosur në Doëning Street. 7. Gjermania nuk do të ekstradojë më qytetarët e saj në Mbretërinë e Bashkuar Nuk do të jetë e mundur kthimi i disa kriminelëve të dyshuar në Mbretërinë e Bashkuar nëse ata ikin në Gjermani. Kushtetuta e Gjermanisë nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të saj në një vend tjetër, përveç vendeve të BE-së. "Ky përjashtim nuk mund të zbatohet më pasi MB është larguar nga BE”, shprehet një zëdhënës i Ministrisë Federale Gjermane të Drejtësisë. Është e paqartë nëse të njëjtat kufizime do të zbatohen për vendet e tjera. Për shembull, Sllovenia thotë se situata është e ndërlikuar, ndërsa Komisioni Evropian nuk ka dhënë komente. Zyra e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar shprehet se Garancia Evropiane e Arrestimit do të vazhdojë të zbatohet gjatë periudhës së tranzicionit. (Kjo do të thotë se Gjermania do të jetë në gjendje të lejojë ekstradimin e qytetarëve jo-gjermanë.) Gjithsesi, shton se nëse ligjet e një vendi parandalojnë ekstradimin në Mbretërinë e Bashkuar "do të pritet që të merret përsipër gjykimi ose dënimi i personit në fjalë". Shtatë gjëra që do të qëndrojnë të njëjta: Për shkak se periudha e tranzicionit fillon menjëherë pas Brexit, shumica e gjërave të tjera mbeten të njëjta - të paktën deri më 31 dhjetor 2020 duke përfshirë: 1. Udhëtimi Fluturimet, anijet dhe trenat do të funksionojnë si zakonisht. Kur bëhet fjalë për kontrollin e pasaportave, gjatë periudhës së tranzicionit, shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar do të lejohen të renditen në zonat e rezervuara vetëm për mbërritjet në BE. 2. Leje drejtimi dhe pasaporta kafshësh Për sa kohë që ato janë të vlefshme, do të vazhdojnë të pranohen. 3. Karta Evropiane e Sigurimeve Shëndetësore (EHIC) Këto janë kartat që u sigurojnë shtetasve në Mbretërinë e Bashkuar trajtim mjekësor të siguruar nga shteti në rast sëmundjeje ose aksidenti. Ato mund të përdoren në çdo vend të BE (si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn) duke qenë të vlefshme edhe gjatë periudhës së tranzicionit. 4. Të jetosh dhe të punosh në BE Liria e lëvizjes do të vazhdojë të zbatohet gjatë tranzicionit, kështu që shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë akoma në gjendje të jetojnë dhe punojnë në BE ashtu siç veprojnë aktualisht. E njëjta gjë vlen për shtetasit e BE-së që duan të jetojnë dhe punojnë në MB. 5. Pensionet Shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar që jetojnë në BE do të vazhdojnë të marrin pensionin e shtetit të tyre dhe gjithashtu do të marrin rritjen vjetore. 6. Kontributet buxhetore Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të paguajë në buxhetin e BE-së gjatë tranzicionit. Kjo do të thotë se skemat ekzistuese, të paguara nga grantet e BE-së, do të vazhdojnë të financohen. 7. Tregtia Tregtia në Mbretëri e Bashkuar-BE do të vazhdojë pa ndonjë tarifë shtesë ose kontrolle të futura. [INS: :INS] TAG: * Britani e Madhe * brexit [antipiracynote.jpg] [INS: :INS] [sh_logo1.png] Sondazhi i ditës: A jeni dakord me përfshirjen e aleatëve në listat fituese të PD-së? * PO 19.3% * JO 68.1% * NUK E DI 12.6% Vota total: 2369 [sh_logo1.png] * Sondazhi i ditës: A jeni dakord me përfshirjen e aleatëve në listat fituese të PD-së? (BUTTON) PO (BUTTON) JO (BUTTON) NUK E DI Komento ____________________ ____________________ ____________________________________________________________ ____________________________________________________________ ____________________________________________________________ ____________________________________________________________ [BUTTON Input] (not implemented)_______ IFRAME: https://revive2.shqiptarja.com/www/delivery/afr.php?zoneid=21 Lajme të tjera * Bota [1610737292_380446829151227imagea11610712437939.jpg] Nëna vret 3 fëmijët e saj të mitur dhe më pas veten 15 Janar, 20:00 * Bota [1610730375_456b8264afa4a35bf122c96e0cae5e22.jpg] Italia shkon në 1 milion të vaksinuar kundër COVID, Conte: Të parët në BE 15 Janar, 18:04 * Bota [1610719492_47d6531d3c9339b2c3845bfaee812906.jpg] Itali, COVID-19 rrit kërkesat për divorc me 60% 15 Janar, 15:01 * Bota [1610717071_55265878303.jpg] Skandali me fondet për fëmijë, jep dorëheqjen qeveria holandeze 15 Janar, 14:22 * Bota [1610711740_20210116EUD0020.jpg] Gara për pasuesin e Angela Merkel 15 Janar, 12:53 * Bota [1610705627_1165244330651935831.jpg] Koreja e Veriut prezanton raketë të re balistike 15 Janar, 11:11 × [read_more.svg] Lajmi i fundit John Turqi-Francë bien dakord të rinisin dialogun! Erdogan i shkruan letër, Macron ia kthen turqisht: I dashur Tayyip 15 Janar, 21:13 * [INS: :INS] [INS: :INS] [INS: :INS] [INS: :INS] [INS: :INS] [jogobella1.png] [jogobella2.png] [jogobella3.png] [jogobella4.png] [INS: :INS] [INS: :INS] [INS: :INS] [INS: :INS] [INS: :INS] * 21:16 [1610741809_erdoganmakron.jpg] 21:16 Turqi-Francë bien dakord të rinisin dialogun! Erdogan i shkruan letër, Macron ia kthen turqisht: I dashur Tayyip * 20:56 [1610740596_800060004e73b0f6c1750x450.png] 20:56 Qeveria e Kosovës merr vendimin për lehtësimin e masave anti-COVID-19! Nga lëvizja e qytetarëve, te tubimet * 20:23 [1610738482_makina.jpg] 20:23 Aksidenti tragjik me 4 viktima te Rruga e Kombit/ Report Tv siguron videon e parakalimit fatal të 'Citroenit' para se të përplasej me kamionin * 20:04 [1610737448_1168381dba824a509643b4948fcdf483.jpg] 20:04 Vllaznia hakmerret ndaj Kukësit, ‘fluturon’ në krye të Superligës! Nuk fal as Teuta * 20:01 [1610737292_380446829151227imagea11610712437939.jpg] 20:01 Nëna vret 3 fëmijët e saj të mitur dhe më pas veten Minutë pas minute [INS: :INS] [horoskop.jpg] IFRAME: https://shqiptarja.com/moti/iframe_moti.php * Me te lexuarat e dites * Me te lexuarat e javes * Lajme * Fotogaleri * Videogaleri * 2 të rinj shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë, acarohen fqinjët! Nisin urgjent hetimet (VIDEO) * Kamioni përplas oficeren e rrugores në Tiranë, ishte në shërbim! Dërgohet në spital * KUJDES! Pamje të rënda/ Aksident rrugor te ‘5 Maji’, përplasen 2 makina, e pëson kalimtari në trotuar! Humb këmbët * Hartat/ Absurdi i zgjerimit të 12 miljeve nga Greqia (që nuk e lejon gjeografia) dhe çfarë do të ndodhte po të aplikohej * Nëna vret 3 fëmijët e saj të mitur dhe më pas veten * Spartak Braho rrëfen prapaskenat si i shpëtoi Ilir Meta burgut në 2012: U tregua i pakujdesshëm në komunikimet me Priftin, por prokuroria gaboi me hetimet * Rama publikon hartat: Si e shiti Berisha detin duke hequr vijën e drejtë bazë dhe si u rivendos në 2012 me kërkesë të PS * A do largoheni nga politika nëse nuk fitoni zgjedhjet? Basha ‘nervozohet’ me gazetarin: S’është temë për t’u diskutuar * VIDEO/ Ç'ka mbetur nga aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit që shoi një familje! Shoferi: Citroeni me një shpejtësi të befasishme! 3-vjeçarja te Trauma rëndë * Aksidenti tragjik me 4 viktima te Rruga e Kombit/ Report Tv siguron videon e parakalimit fatal të 'Citroenit' para se të përplasej me kamionin * Borë e ngrica, pamjet fantastike nga Pogradeci (FOTO) * Akulli dhe akulli mbulojnë rrugët në Korçë (FOTO) * Durrës/ BMW X5 i vihet flaka qëllimisht, mjeti në pronësi të një biznesmeni në fushën e transportit * Tronditëse ç’ndodh në mes të Tiranës, pamjet nga aksidenti tek ambasada italiane * Pengu i 24 viteve/ Humbet bashkëshortin dhe vajzen nga kjo jetë, në kërkim të… * Revolta e Spaçit. Feçorr Shehu do na digjte me napalm * Shqiptarët urdhërojnë ushtarët grekë, acarohen fqinjët! Nisin urgjent hetimet * KUJDES! Pamje të rënda/Aksident rrugor te ‘5 Maji’, përplasen 2 makina, e pëson kalimtari në trotuar * 'Po s'të pëlqeva unë, gjej dikë më të lirë dhe të mirë', gazetari Rusta në Repolitix: Mesazhet e Tire Alldervishit tregojnë se fenomeni është i përhapur * Kek me mollë dhe krem nga zonja Vjollca * Aksidenti te Rruga e Kombit! Momenti kur 'Citroeni' parakalon gabim para se të përplaset me kamionin * “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 15 janar 2021, aleatët jo në listat fituese të PD-së * “Duan panine me miell misri” qytetari e thotë hapur: S’vihet në pushtet me xhaketat e vjetra * Lajme * Fotogaleri * Videogaleri * Atentat si në filma/ Momenti kur 2 personat qëllojnë 45-vjeçarin në qendër të Milotit (VIDEO) * Spitali i Fierit/ Pronarët e tokave pas takimit me Ramën: Duam çmimin e tregut! Kryeministri na tha që vendi është vendosur (VIDEO) * Nuk ndalet 'hemorragjia' në LSI, ikën personazhi i rëndësishëm në Tiranë, i bashkohet PS-së * Përmbytjet/ Rama dhe Basha 'takohen' në Shkodër! Kryeministri: Dëmet të vogla krahasuar me 2010! Kreu demokrat: S'është koha për politikë, duhen masa urgjente * Arrestohet sanitarja e ‘Shefqet Ndroqit’! I mori vajzës së një pacienteje me COVID rreth 8 mln lekë duke u shtirur si infermiere, por ajo vdiq! * Pas skandalit të sanitares te COVID-2/ Familjari denoncon për Report Tv: Kam dhënë 10 mln lekë për 3 ditë! Nuk m'i ka kërkuar kush, i kam dhënë që të bëjnë punën (VIDEO) * Ndërtuesi në Tiranë plagoset me armë zjarri! Të lënduar dhe dy të tjerë! VIDEO e sherrit të përgjakur! Reagon biznesmeni: S'kam lidhje, nuk kam qenë në kantier * Ndryshojnë rregullat/ Ndalohen sharjet në polici, ja punonjësit që nuk do shërbejnë më natën dhe nuk do veshin uniformën, kujdes me Facebook-un * Amerikanët në shok! Nuk do ta besoni se ç'po bënte Melania Trump kur Kongresi po sulmohej nga mijëra persona * “O zot, të jetë e vërtetë? Ç’është kjo rrumpallë? Si mundet?”: Spartak Braho tregon bisedën me Ramën, për zhdukjen e 250 mln eurove * Kapen 50 klandestinë sirianë në një gomone në Vjosë, po niseshin drejt Italisë (FOTO) * Përmbytjet në Lezhë, zbarkon ushtria! Bie niveli i ujit në lumin Drin (FOTO) * Report Tv siguron ekskluzivisht pamjet nga operacioni në Skrapar! Si thahej kanabisi në stallën e lopëve * Dokumentet/ Kryebashkiaku i Poliçanit shkarkoi Edmond Zotkajn dhe 5 zyrtarë * Kapja e 50 klandestinëve në Vjosë/ 16 dërgohen në spitalin rajonal të Vlorës, 9 tek Trauma në Tiranë! * Reshjet e rrëmbyeshme, punonjësit e Bashkisë Tiranë në terren * Përplasje mes bandave në Athinë, vriten shqiptarët babë e birë, plagosen 2 të tjerë * Si një kartolinë/ Lugina e Valbonës, ‘e veshur nga dëbora’ ofron pamje fantastike! * Fotogaleri/Evakuohen 36 familje në Lezhë dhe Durrës, 31 banesa nën ujë në 4 qytete! Ja akset e bllokuara * Raporti sekret i Sigurimit për Hysni Kapon: Studentët tanë në Francë shoqërohen me femra të huaja * “LSI është shndërruar në stallë!”, qytetari parashikon sa deputetë fiton partia e Kryemadhit * Tronditëse ç’ndodh në mes të Tiranës, pamjet nga aksidenti tek ambasada italiane * Nevruz Golka: Babai kërkoi dënimin tim me varje * Atentat si në filma në Milot/ Momenti kur 2 personat qëllojnë 45 vjeçarin * Fusha e futbollit kthehet në një mini-liqen, qytetari e shfrytëzon për të notuar * Pas skandalit të sanitares te COVID-2/ Familjari denoncon për Report Tv: Kam dhënë 10 mln lekë * I moshuari shkon në ‘Air Albania’: Dua të bëj vaksinën anti-COVID, erdha bashkë me një shok! * Pengu i 24 viteve/ Humbet bashkëshortin dhe vajzen nga kjo jetë, në kërkim të… * Revolta e Spaçit. Feçorr Shehu do na digjte me napalm * Shqiptarët urdhërojnë ushtarët grekë, acarohen fqinjët! Nisin urgjent hetimet * Kodi Etik * Kontakt * Rreth Nesh * Raportoni Ju [white_shqiptarja_footer.svg] * * * * ____________________ Submit © 2011 - 2021 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kesaj faqeje