#Klan Kosova » Prurje Klan Kosova » Prurje për Komentet Klan Kosova » Prurje për Komentet te Bye Bye, Europe – Mbretëria e Bashkuar largohet nga Bashkimi Europian alternate alternate alternate Klan Kosova * Ballina * Lajme Kosova Rajoni dhe Bota Shqipëria Prive Shëndet Kulturë Lifestyle Tech & Auto * Emisione Lajmet Rubikon Info Magazine Edicioni Special Ora 7 Wazzup Ora e Pasdites Prive Familja ime Ju flet Prishtina Minuta e Fundit Sports Show Video Lajme * Sport Futboll Basketboll ART Sport Auto Sport Sportet Luftarake Të tjera * Skema Programore (BUTTON) ____________________ * na ndiqni në: * * * * [INS: :INS] Bye Bye, Europe – Mbretëria e Bashkuar largohet nga Bashkimi Europian NULL NULL 5 vjet më parë 5 vjet më parë [dulen.jpg] * * * [whatsapp-darkblue.png] Mbretëria e Bashkuar është ndarë nga Bashkimi Europian pasi që në Referendumin historik të mbajtur të enjten, 52 për qind e qytetarëve të Britanisë kanë votuar pro largimit ndërsa 48 për qind për të qëndruar në Union, njofton Klan Kosova. Skocia, Irlanda Veriore dhe Londra kanë votuar pro qëndrimit në BE, por ka qenë Uellsi dhe rajonet tjera të Anglisë, si Yorkshire & the Humber, East Midlands, West Midlands, South West dhe Londra Lindore që kanë votuar bindshëm për t’u larguar. Në Referendum kanë dalur më shumë njerëz për të dhënë mendimin e tyre sesa në zgjedhjet e fundit elektorale. Siç njofton BBC, Banka e Anglisë ka bërë me dije se nevojitet një intervenim i menjëhershme pasi funta britanike ka rënë menjëherë 6.5 për qind në raport me euron, dhe në shifra të përafërta edhe me dollarin amerikan. Politikanët që kanë qenë pro daljes së Mbretërisë nga Bashkimi Europian fitoren në Referendum e kanë quajtur “Dita e Pavarësisë”, ndërsa lideri i partisë djathtiste UKIP, Nigel Farage, i cili ka 20 vjet që po kërkon largim nga BE-ja, ka thënë se kryeministri David Cameron duhet menjëherë të japë dorëheqje pas këtij rezultati – Cameron ishte pro qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar në BE. Britania është vendi i parë që do ta lë Bashkimin Europian që nga formimi i Unionit, por ndoshta nuk do të jetë i fundit, sepse menjëherë lideri i euroskeptikëve në Holandë, Geert Wilders, ka kërkuar që të njëjtën gjë ta bëjë edhe Holanda. Megjithatë largimi i Britanisë nuk do të jetë i menjëhershëm. Procesi minimalisht mund të zgjasë deri në dy vjet, ndërsa është thënë se dalja komplete do të bëhet në 2020. Britania e Madhe mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian përsëri vetëm nëse pajtohen për ta pranuar të gjitha shtetet e Bashkimit Europian. Pas daljes së rezultateve ka ardhur edhe reagimi i parë nga Gjermania. Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se “kjo ishte një ditë e keqe për Europën”. __________________________________________________________________ Çfarë humb Bashkimi Europian? Prej largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian humbësi më i madh pritet të jetë BE-ja. Britania ishte një nga akterët kryesorë brenda BE-së si për nga fuqia ekonomike ashtu edhe ajo ushtarake. Tani që Britania është jashtë Unionit duhet të rinegociohet secila marrëveshje nga fillimi mes Britanisë dhe BE-së. Po ashtu, BE humb tashmë një nga kontribuuesit më të mëdhenj sa i përket vlerës monetare të derdhur për institucionet e Unionit. Një problem tjetër që brengos shumë është edhe cytja e shteteve të tjera për dalje nga BE-ja pas Britanisë së Madhe, si për shembull Greqia – kohë më parë është folur për një GREXIT. Për të shkuar më larg, largimin e Britanisë së Madhe shumë analistë e kanë parë si fillimin e fundit të Bashkimi Europian. Çfarë humb Britania e Madhe? Sipas vetë Qeverisë Britanike të udhëhequr nga konservatori David Cameron, dalja e Britanisë nga BE-ja do të sjellë një katastrofë për vendin. Krahu që ishte pro qëndrimit të Britanisë në Union, ka thënë se vendi do të futet në recesion dhe do të shkurtohen shumë vende pune. Po ashtu është theksuar se do ta shkatërrojë tregun e patundshmërive. Ndërsa efektet e para tashmë janë parë, pasi që funta angleze ka rënë në raport me dollarin amerikan dhe euron. Cameron pritet të japë dorëheqje. Por kjo nuk është e tëra. Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, e cila ka qenë pro qëndrimit të Britanisë në BE, ka deklaruar se do të ketë edhe një referendum tjetër për t’u ndarë nga Britania dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian si shtet në vete. Diçka e ngjashme mund të ndodhë edhe në Irlandën Veriore. Humbësit tjerë Sipas shumë ekspertëve ushtarakë, Aleanca Veri-Atlantike – NATO, do të jetë shumë më e dobët pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian dhe do ta vështirësojë edhe më shumë vendim-marrjen brenda Aleancës. Kush fiton? Analistët në Britani të Madhe dhe përkrahësit e qëndrimit të Britanisë në Bashkimin Europian thonë se i vetmi fitues me këtë ndarje është Presidenti rus, Vladimir Putin. Kjo për arsyen se Moska e sheh veten si faktor shumë më relevant në rajon me një Bashkim Europian pa një nga lojtarët kryesor të saj. (Këtu mund të lexoni një kolumne që e shpjegon detajisht si fiton Rusia me BREXIT). Si preket Kosova? Një pjesë e konsiderueshme e ndihmës financiare që ka pranuar Kosova nga Bashkimi Europian ka ardhur pikërisht nga paratë e Britanisë si një nga financueset më të mëdha të BE-së. BE-ja si organizatë do të ketë më pak para, rrjedhimisht do të shpërndajë më pak. Një tjetër problem është se tani akterët kryesorë në BE, si Gjermania dhe Franca, do të jenë shumë më të angazhuar për ri-rregullimin e politikave sesa me raportet ndaj shteteve që presin të hyjnë në BE, siç është Kosova. Po ashtu, tronditja ekonomike që sipas analistëve do t’i ndodhë tregut europian dhe atij global, do të diktohet edhe në Kosovë. klankosova.tv Më të lexuarat Të fundit 1. Lista Serbe krejt anti-Kosovë (VIDEO) 2. Joe Biden vendos pro-kosovarët në top pozitat diplomatike (VIDEO) 3. SBASHK ende e ka opsion grevën (VIDEO) 4. Hoti: Vjosa Osmani në vend që të jetë në listë me Kujtim Shalën, u fut në listë me Fitore Pacollin 5. Ushtarët e FSK-së shkojnë në këmbë për ta tërhequr trupin e Fadil Syleviqit 6. A po i hyn garës për deputet i biri i ish-presidentit Thaçi? – flasin nga PDK (VIDEO) 7. Gjendet i vdekur Fadil Syleviqi – ish zyrtar i Policisë 8. Masat e reja anti COVID: Ndryshon orari i lëvizjes për qytetarët dhe për gastronominë 9. Bajrami: Me nga 30 euro rriten pensionet nën 100 euro 1. Lazio dyfishon epërsinë ndaj Romës (LIVE) 2. 78.50 për qind e qytetarëve do të dalin në zgjedhje, sipas hulumtimit të PIPOS 3. Solskjaer: Do të ishte shokuese po e mposhtëm Liverpool-in 4. Immobile kalon në avantazh Lazio-n në derbin romak (LIVE) 5. Vjedhja e 2.1 milionë eurove – Ende pa vendim që Guardia di Finanza ta auditojë Thesarin e Shtetit (VIDEO) 6. Lista Serbe krejt anti-Kosovë (VIDEO) 7. Turbullira në Badoc do t’i lë pa ujë disa lagje 8. Krusha shënon ditën e gjenocidit (VIDEO) 9. Joe Biden vendos pro-kosovarët në top pozitat diplomatike (VIDEO) [INS: :INS] Klan Kosova Televizioni “Klan Kosova” u themelua në dhjetor të vitit 2008. Transmetimin e filloi që nga 17 shkurti i vitit 2009, me simbolikën e shënimit të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Impressum Drejtor i përgjithshëm: Adriatik Kelmendi Drejtor i informacionit: Gazmend Syla Drejtor i programit: Alaudin Hamiti Drejtor teknik: Liridon Bahtijari Drejtor i marketingut: Ismail Xhela Drejtor i administratës: Barlet Imami Kryeredaktor: Blerim Xhemajli Zv. kryeredaktor: Zija Miftari Kryeredaktore e portalit: Shkurte Zajmi-Hasaj Përgjegjës i transmetimit: Florent Dushi Përgjegjës i montazhit: Mubarek Havolli info@klankosova.tv 038 76 76 80 ballina * COVID-19 * Opinione * Kulturë * Kuriozitete * Lifestyle * Shëndet * Tech & Auto emisionet * Rubikon * Sports Show * Ora 7 * Ora e Pasdites * Prive * Ju Flet Prishtina * Familja ime Na ndiqni në * * * * Zyra e marketingut ismail.xhela@klankosova.tv fatos.dobroshi@klankosova.tv +383 45 500 575 +383 49 610 804 KlanKosova TV © 2021 Klan Kosova - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2021 Klan Kosova Të gjitha të drejtat janë të rezervuara