#Ora News » Pas BREXIT, Britania nënshkruan marrëveshje tregtare me Turqinë Comments Feed alternate alternate alternate [logoora.png] ____________________ (BUTTON) Kerko [png;base64,iVBORw0KGgoAAAANSUhEUgAAAA8AAAASCAQAAAAul0yEAAAAO0lEQVQoz9X PsQ0AIAwDwYzuzZ8iQjIQUiLh9r5xhA0BinqInDqsggX34EAPSpzBFTOg3Su2o3+wGtYAGI 94niPCbrMAAAAASUVORK5CYII=] (BUTTON) Toggle navigation * Emisionet * Vendi * Rajoni * Bota * Ekonomi * Sport * Kultura * Lifestyle * Showbiz * Shendetësi * Teknologji * English News * Video * Foto * Opinione * [android-icon.png] * [apple-icon.png] Bota Azi Europa Lindje e Mesme SHBA __________________________________________________________________ Pas BREXIT, Britania nënshkruan marrëveshje tregtare me Turqinë 28/12/2020 - 15:00 Share [95306_GBR20191204NATOSUMMIT_1609103465097.jpg] Ministrja britanike e tregtisë Lis Truss ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje tregtare me Turqinë këtë të martë. Dalja nga Bashkimi Europian ka detyruar Londrën të rinegociojë marrëveshje të reja tregtare me vende të ndryshme të botës. Ndërsa marrëveshja e BREXIT-it është konfirmuar nga palët respektive, ministrja britanike e Tregtisë Lis Truss ka njoftuar se këtë javë Britania dhe Turqia do të nënshkruajnë një marrëveshje bilaterale të tregtisë së lirë. Të dy vendet do të nënshkruajnë një marrëveshje të re e cila përsërit kushtet ekzistuese të tregtisë midis Ankarasë dhe Londrës. “Marrëveshja që ne presim të nënshkruajmë këtë javë do të ndihmojë në mbështetjen e marrëdhënies sonë tregtare. Do të sjellë siguri për mijëra vende pune në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në industrinë e prodhimit, automobilave dhe çelikut”, tha Truss në një deklaratë. Marrëdhënia tregtare e dy vendeve që kapi vlerën e mbi 25 miliard dollarëve në 2019 është marrëveshja e pestë më e madhe tregtare që ministria e tregtisë negocion. Më herët kanë qenë marrëveshjet me Japoninë, Kanadanë, Zvicrën dhe Norvegjinë. Tregtia midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar arriti në 13.5 miliardë dollarë gjatë 10 muajve të parë të këtij viti, ku Turqia ka eksportuar 9 miliardë dollarë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe importoi 4.5 miliardë dollarë mallra, bëjnë me dije të dhënat e Institutit Turk të Statistikave. Mbretëria e Bashkuar, pas Gjermanisë, është tregu i dytë më i madh për eksport i Turqisë Britania, që pas referendumit ku fitoi Brexit, ka nënshkruar marrëveshje tregtare me 62 vende. Tags * brexit * marreveshje tregtare * turqi [AME-Button.jpg] (BUTTON) Ora (BUTTON) Ora News IFRAME: https://tv.oranews.tv/ora.html IFRAME: https://tv.oranews.tv/oranews.html [ylli-e-kuqe-.jpg] [covid-14-janar.jpg] [bebeb.png] Nuk kanë mundësi ekonomike për ta kuruar, familjarët mbyllin në kafaz 29-vjeçaren [Foto-dhe-video.00_13_08_18.Still402.jpg] Bushati: Përmbytet edhe Amerika, dëmet e këtij viti më të vogla se në 2010-ën [8-20.jpg] “Dua ta bëj dhe unë kur…”, Pampuri: Rama të tregojë origjinën e vaksinave dhuratë, mostransparenca shkakton skepticizëm [78-10.jpg] Pampuri në Ora News: Vaksinimi nisi për të harruar skandalin e darkës luksoze në Dubai, Edi Rama… [Foto-dhe-video.01_02_23_12.Still399.jpg] “I falimentuar përballë oligarkëve”, Abilekaj: Rama del në punë kur e nxjerr Salillari dhe… [78-9.jpg] Kostoja e Covid, Pampuri: Një çift të moshuarish me 150 mijë lekë të vjetra pension kanë shpenzuar 1.5 milionë lekë Sondazhi Vaksina anti-covid erdhi, a do ta bëni? * (*) Po * ( ) Jo * ( ) Nuk e di [BUTTON Input] (not implemented)__________ View Results Loading ... Loading ... ME TE LEXUARAT 1. Shqiptari nuk gjendej nga policia prej 10 vjetësh, por Facebook-u i gruas i bën gropën 2. Franca “hap kufijtë” duke nisur nga e hëna/ Ja çfarë duhet të keni me vete 3. Gazetari flet për sondazhin që nxjerr fituese opozitën me mbi 76 mandate, ja si reagon Spiropali 4. Juristi grabiti kambistin në Korçë, Agim Çaçi me dy bashkëpunëtorë mori 4 mln lekë e mbeti “peng” 5. Skuadër me 4 persona për të ekzekutuar Ylli Ibrahimin, u nisën nga Tirana në Milot [logoora.png] © TV ORA NEWS Te gjitha te drejtat e rezervuara! Profili i TV Ora News * Rreth nesh * Kontakti * Bordi ekzekutiv * Ora LIVE TV Ora News është televizion lider në tregun e medias informative me një eksperiencë dhe kontribut 14 vjecar në shërbim të shqiptarëve, kudo që jetojnë brenda dhe jashtë kufijëve. Motoja jonë është: "Të parët për lajmin e fundit".