#Ora News » Britania u divorcua nga BE, babai i kryeministrit anglez kërkon pasaportë franceze Comments Feed alternate alternate alternate [logoora.png] ____________________ (BUTTON) Kerko [png;base64,iVBORw0KGgoAAAANSUhEUgAAAA8AAAASCAQAAAAul0yEAAAAO0lEQVQoz9X PsQ0AIAwDwYzuzZ8iQjIQUiLh9r5xhA0BinqInDqsggX34EAPSpzBFTOg3Su2o3+wGtYAGI 94niPCbrMAAAAASUVORK5CYII=] (BUTTON) Toggle navigation * Emisionet * Vendi * Rajoni * Bota * Ekonomi * Sport * Kultura * Lifestyle * Showbiz * Shendetësi * Teknologji * English News * Video * Foto * Opinione * [android-icon.png] * [apple-icon.png] Bota Azi Europa Lindje e Mesme SHBA __________________________________________________________________ Britania u divorcua nga BE, babai i kryeministrit anglez kërkon pasaportë franceze 02/01/2021 - 18:08 Share [96.jpg] Ndërsa britanikët u ndanë nga BE-ja, Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik, kërkon shtetësinë franceze. Një fakt i tillë ka shkaktuar jo pak reagime. Pas zbatimit përfundimtar të Brexit-it, pra largimit të Britanisë së Madhe nga tregu i brendshëm i BE dhe bashkimit doganor, babai i kryeministrit britanik, Boris Johnson, deklaroi se do të bëjkërkesë për të marrë shtetësinë franceze. Me këtë veprim “dua të mbaj një lidhje personale me Bashkimin Evropian”, tha Stanley Johnson në një intevistë për radio-stacionin francez RTL. “Unë do të jem gjithmonë evropian, kjo është e sigurt”. “Kërkesa ime madje nuk ka të bëjë thjesht me të bërin francez. Nëse e kuptoj mirë, unë jam francez”, tha 80-vjeçari në intervistën e zhvilluar në frëngjisht. “Nëna ime ka lindur në Francë, nëna e saj ishte e gjitha franceze dhe gjyshi i saj gjithashtu”. Stanley Johnson ka qenë një nga zyrtarët e parë britanikë në Bruksel. Në vitin 1979 ai u bë anëtar i Parlamentit Evropian. Më vonë Stanley Johnsoni ka punuar për Komisionin e BE-së. Ai ishte kundërshtar i rreptë i Brexit-it deri në vitin 2016, por më pas ndryshoi qëndrim. “Dramë familjare në fund të sagës së Brexitit” Deklaratat e Stanley Johnsonit shkaktuan kritika, tallje dhe shpoti ndër qytetarët britanikë dhe ata të BE-së. Stanley Johnson po përfiton personalisht duke bërë kërkesë për një pasaportë të BE, tha Chris Rennard, anëtar i Dhomës së Lordëve, “diçka që i biri ,Boris nuk ua lejon më 67 milion qytetarëve britanikë.” Gazeta franceze “Liberation” e quajti me humor deklaratën e Johnsonit si “një dramë familjare për të përmbyllur episodin e fundit të sagës së Brexitit”. Brexiti e ka ndarë vërtetë politikisht familjen e kryeministrit Britanik. Në shenjë proteste, motra e tij Rachel Johnson, gazetare, u largua nga Partia Konservatore dhe u bashkua me Liberal Demokratët para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Kurse vëllai i Boris Johnsonit, Jo Johnson dha në 2018 dorëheqjen nga një post në kabinet, sepse doli në mbrojtje të lidhjeve më të ngushta me Bashkimin Evropian. /DW/ Tags * brexit * britania e madhe * pasaporte franceze * Stanley Johnson [AME-Button.jpg] (BUTTON) Ora (BUTTON) Ora News IFRAME: https://tv.oranews.tv/ora.html IFRAME: https://tv.oranews.tv/oranews.html [ylli-e-kuqe-.jpg] [] [bebeb.png] Nuk kanë mundësi ekonomike për ta kuruar, familjarët mbyllin në kafaz 29-vjeçaren [Foto-dhe-video.00_13_08_18.Still402.jpg] Bushati: Përmbytet edhe Amerika, dëmet e këtij viti më të vogla se në 2010-ën [8-20.jpg] “Dua ta bëj dhe unë kur…”, Pampuri: Rama të tregojë origjinën e vaksinave dhuratë, mostransparenca shkakton skepticizëm [78-10.jpg] Pampuri në Ora News: Vaksinimi nisi për të harruar skandalin e darkës luksoze në Dubai, Edi Rama… [Foto-dhe-video.01_02_23_12.Still399.jpg] “I falimentuar përballë oligarkëve”, Abilekaj: Rama del në punë kur e nxjerr Salillari dhe… [78-9.jpg] Kostoja e Covid, Pampuri: Një çift të moshuarish me 150 mijë lekë të vjetra pension kanë shpenzuar 1.5 milionë lekë Sondazhi Vaksina anti-covid erdhi, a do ta bëni? * (*) Po * ( ) Jo * ( ) Nuk e di [BUTTON Input] (not implemented)__________ View Results Loading ... Loading ... ME TE LEXUARAT 1. Shqiptari nuk gjendej nga policia prej 10 vjetësh, por Facebook-u i gruas i bën gropën 2. Franca “hap kufijtë” duke nisur nga e hëna/ Ja çfarë duhet të keni me vete 3. Gazetari flet për sondazhin që nxjerr fituese opozitën me mbi 76 mandate, ja si reagon Spiropali 4. Juristi grabiti kambistin në Korçë, Agim Çaçi me dy bashkëpunëtorë mori 4 mln lekë e mbeti “peng” 5. Skuadër me 4 persona për të ekzekutuar Ylli Ibrahimin, u nisën nga Tirana në Milot [logoora.png] © TV ORA NEWS Te gjitha te drejtat e rezervuara! Profili i TV Ora News * Rreth nesh * Kontakti * Bordi ekzekutiv * Ora LIVE TV Ora News është televizion lider në tregun e medias informative me një eksperiencë dhe kontribut 14 vjecar në shërbim të shqiptarëve, kudo që jetojnë brenda dhe jashtë kufijëve. Motoja jonë është: "Të parët për lajmin e fundit".