#RSS 2.0 Exit | Shpjegon Shqipërinë » Prurje Exit | Shpjegon Shqipërinë » Prurje për Komentet Exit | Shpjegon Shqipërinë » Prurje për Komentet te Britania zyrtarisht jashtë BE-së alternate alternate * ____________________ (BUTTON) * Seksione * Rregjistrohu * Hyr ____________________ __________________________________________________________________ * Lajme * Kryesore * Pikëpamje * Exit Shpjegon * Video * exit.al * 2013-2021 Exit | Shpjegon Shqipërinë Bota Britania zyrtarisht jashtë BE-së erblin Nga Exit News 01-02-2020 në 12:22 Britania zyrtarisht jashtë BE-së Pas 47 vitesh si një nga bashkëthemelueset e Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar la zyrtarisht unionin mbrëmjen e së premtes. Lëvizjet pro dhe kundër largimit e kaluan momentin historik rrugëve dhe shesheve kryesore britanike, teksa për daljen nga BE-ja në rezidencën e Kryeministrit Boris Johnson pati edhe numërim së prapthi. Largimi nga BE-ja u vendos rreth 4 vite më parë me referendum. Rreth 52% e 33,5 milionë britanikëve që votuan ishin pro largimit. Konkretizimi i vullnetit popullor detyroi nisjen e negociatave të vështira me BE-në për një marrëveshje. Negociata rrëzuan dy qeveri konservatore nën drejtimin e dy kryeministrave të ndryshëm David Cameron dhe Theresa May. Më pas u desht më shumë se një vit për ta kaluar marrëveshjen në Parlament. Kryeministri Johnson shpërndau një video mesazh në Facebook duke e quajtur Brexit “lindje e një epoke të re për Britaninë e Madhe”. Në Skoci Brexit nuk u prit mirë. Në Edinburg qindra qytetarë kënduan himin e Bashkimit Europian në shesh. Skocia mund të mbetet në BE në qoftë se ajo shpall pavaresi nga Mbretëria e Bashkuar. Protesta kundër largimit nga BE-ja, në Skoci. Me largimin e saj, Mbretëria e Bashkuar tërhiqet pas 47 vitesh qëndrim në BE, një projekt i pas-Luftës së Dytë Botërore që synonte ringritjen e vendeve të rrënuara të Europës dhe kthimin e kontinentit në një fuqi botërore. Largimi u prit me festë, sidomos nga Nigel Farage, drejtues i fushatës së daljes së Britanisë nga BE-ja dhe ish-eurodeputet. Fishekzjarre dhe flamuj të shumtë u pane në sheshet kryesore të Londrës. Chuck Schumer KPK shkarkon gjyqtaren Fatmira Hajdari Nga Exit News “Ne u përballëm me një sistem që nuk donte të na dëgjonte, që nuk e donte referendumin e që është përpjekur prej 3 vite e gjysmë të pengojë vullnetin e mandatit më demokratik që ky vend ka pasur. Kjo është lëvizja më e madhe gjeopolitike e Britanisë së Madhe që nga humbja e influencës globale.” Disa pjesëmarrës në festime dogjën flamurin e BE-së. Ndërsa pati përplasje me ata që nuk e donin largimin nga unioni. Fjalë kyçe: Bashkimi Evropian, BE, Brexit, Britania e Madhe Hiqe përgjigjen. Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike. _____________________________________________ _____________________________________________ _____________________________________________ _____________________________________________ _____________________________________________ _____________________________________________ _____________________________________________ _____________________________________________ ____________________ ____________________ Shto komentin Lajme te ngjashme PD: Rama po politizon sportin duke vënë Fidel Yllin tek Komiteti Olimpik E premte 01, 2021 Propozimi i Roshit për vaksinimin e deputetëve, Rama kundër E premte 01, 2021 Bota shënon mbi 2 milion viktima nga Covid-19 E premte 01, 2021 Më të lexuarat * Gjykata shpall qeverinë Hoti jo kushtetuese, Kosova drejt zgjedhjeve Gjykata shpall qeverinë Hoti jo kushtetuese, Kosova drejt zgjedhjeve * Parlamenti zgjedh Altin Binajn anëtar të pestë të Gjykatës Kushtetuese Parlamenti zgjedh Altin Binajn anëtar të pestë të Gjykatës Kushtetuese * Shefja e Infektivit Najada Çomo bën e para vaksinën anti-Covid Shefja e Infektivit Najada Çomo bën e para vaksinën anti-Covid * Shqipëria siguron 500 mijë doza vaksine nga Pfizer Shqipëria siguron 500 mijë doza vaksine nga Pfizer * Porto Romano dërgon gas në Siri, thyen embargon e SHBA dhe BE Porto Romano dërgon gas në Siri, thyen embargon e SHBA dhe BE * Rama justifikon darkën e ministrave e zyrtarëve në Dubai Rama justifikon darkën e ministrave e zyrtarëve në Dubai [exit-info-locked2.png] Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi. Mënyrat e dërgimit >> [AMEButton.jpg]