#Le Monde diplomatique shqip » Prurje Le Monde diplomatique shqip » Prurje për Komentet Le Monde diplomatique shqip » Prurje për Komentet te Një Brexit për asgjë? alternate alternate * * Ballina * Numri i fundit * Arkiva * BLOG * Rreth nesh Kyçu Welcome!Log into your account ____________________your username ____________________your password [BUTTON Input] (not implemented)______ Forgot your password? Password recovery Recover your password ____________________your email [BUTTON Input] (not implemented)____________ Search ____________________ en | fr | + Le Monde diplomatique LMDLMD ____________________ (BUTTON) Real journalism — making sense of the world around us Le Monde diplomatique LMDLMD en | fr | + Facebook Instagram Twitter Le Monde diplomatique LMDLMD ____________________ (BUTTON) Real journalism — making sense of the world around us * * Ballina * Numri i fundit * Arkiva * BLOG * Rreth nesh Le Monde diplomatique LMDLMD * * Ballina * Numri i fundit * Arkiva * BLOG * Rreth nesh ____________________ (BUTTON) Search Një Brexit për asgjë? Nga Serge Halimi - Mars, 2020 479 Facebook Twitter WhatsApp Linkedin Viber Vendimi britanik për t’u larguar nga Bashkimi Evropian vjen shumë vonë. Mund të ketë qenë një lajm i shkëlqyeshëm për Bashkimin Evropian, largimi i një shteti i cili e ka mishëruar njëkohësisht tregtinë e lirë që nga revolucioni industrial të shekullit XVIII, aleancën me Uashingtonin që nga “marrëdhënia speciale” anglo-amerikane të vulosur nga Winston Churchill, financarizimin që prej kur ekonomia dhe politika britanike janë të mbizotëruara nga City i Londrës, neoliberalizmin e egër që nga koha e Margaret Thatcher. Një rikujtim gjithashtu se nuk jemi në burg. Meqenëse disa shtete mund ende të anëtarësohen, të tjerët edhe mund të jenë në gjendje të dalin një ditë. Në këtë drejtim, të paktën, të zgjedhurit britanikë, pasi vendnumëruan për një kohë të gjatë, respektuan verdiktin e popullit të tyre. Ky lloj leksioni demokratik nuk është i padobishëm në këto kohëra që po përjetojmë. Sidoqoftë, mund të zhgënjehen ata që shpresojnë se largimi i Mbretërisë së Bashkuar do ta çlirojë Bashkimin Evropian, sidomos Gjermaninë, nga barrat e saj liberale dhe atlantiste. “Komuniteti atlantik kolosal nën varësinë dhe drejtimin amerikan”, nga i cili druhej gjenerali de Gaulle në vitin 1963, nuk ka më nevojë për britanikëtm për ta diktuar ligjin e tij në Kontinentin e Vjetër. Sidomos që nga viti 2004, kur Bashkimi Evropian mirëpriti një duzinë shtetesh të reja, shumica e të cilëve sapo i kishin dërguar ushtarët në Irak me kërkesë të Uashingtonit. Disa nga këta anëtarë të rinj nuk janë ende në gjendje të flasin dy fjalë në një gjuhë tjetër përveç anglishtes. Më me dëshirë flasin fjalë të shkruara nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ekzagjerim ky? Jo edhe aq, duke gjykuar nga reagimi i evropianëve ndaj “Planit të Paqes” izraelito-palestinez, të paraqitur më 28 janar, në Shtëpinë e Bardhë. Menjëherë pas formulimit të propozimeve që e shkelin ligjin ndërkombëtar – aneksimin izraelit të Jeruzalemit dhe të Luginës së Jordanit, kolonizimin e Bregut Perëndimor – Uashingtoni përgatiti elementet e një komunikatem që aletatët e tij duhej të përsëritnin për ta brohoritur entuziazmin e tyre. “Falenderojmë Presidentin Trump për përpjekjet e tij për ta çuar përpara këtë konflikt shumë të vjetër”; “Një propozim serioz, realist dhe qëllimmirë”; “Shpresojmë që falë këtij vizioni, ky konflikt mund të gjejë zgjidhje.” Por, duke krahasuar këto “rekomandime” amerikane me reagimet e kancelarive perëndimore pas shpalljes së Planit, Le Figaro vërejti “shumë ngjashmëri në gjuhë, duke e theksuar – nëse do të kishte akoma nevojë – ndikimin e Uashingtonit në aleatët e tij”. Si zakonisht, Britania e Madhe u tregua një nga më të shkathtët. Por disa shtete – të cilat mbeten anëtare të Bashkimit Evropian – garuan midis tyre për ta marrë rolin e papagallit të Shtëpisë së Bardhë. Dhe befasoi reagimi i Parisit. Vërtetë Franca nuk e “falenderoi Presidentin Trump”, por ajo…”përshëndeti përpjekjet e Presidentit Trump”! A duhet të përfundojmë se sido që të jetë, pavarësimi i Bashkimit Evropian nuk do të ndodhë, me ose pa Londrën? Nga Serge Halimi Të ngjashmeTë ngjashme nga autori « Mëshira », mjerimi i fshehur i përzgjedhjes sociale në shkollë Ç’fsheh realisht një pemë? Spitalet fitimprurëse gjermane Anoreksia, një sëmundje shoqërore Tekstet shkollore të rrethit vicioz etnonacionalist Për çka shërbejnë artistët? Lufta njëzetvjeçare? Të rifillosh, por jo si më parë… Punë, familje, Wi-Fi Siria, kthimi i ngadalshëm në « familjen arabe » Njëjtë, por ndryshe Që tani! Shteti, tregu dhe e fundit krizë e tillë Kurti, një rënie false anti-imperialiste I rrëzuar, por jo i mposhtur Pasojat e pritshme të një virusi të papritur Nuk di të mendoj “komercialisht” Fushata anti-Sanders e mediave mainstream Faktet e rreme rreth xhihadizmit Prej Algjerisë në Sudan, përgjigjet ndaj “pranverës arabe” Botimet ndërkombëtare Le Monde diplomatique është një rrjet prej 31 botimeve partnere, që botojnë çdo muaj gazetën, tërësisht ose pjesërisht, në më se njëzet gjuhë, me 26 botime të shtypura dhe 7 online (pa përfshirë shtojcat që botohen në kuadër të gazetave të tjera partnere). Larg të qenit perandori mediatike, ky rrjet përbëhet kryesisht nga gazetarët, përkthyesit dhe lexuesit e angazhuar, të motivuar nga ushtrimi i një gazetarie kritike, të pavarur dhe rigoroze, e të lidhur me kulturën e argumentimit të arsyeshëm dhe të ushqyer nga referencat historike. Le Monde Diplomatique – Shqip është botimi i licencuar në gjuhën shqipe i mujores së njohur franceze Le Monde Diplomatique. Ky botim realizohet nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” nga Prishtina, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Sociale dhe Humane nga Tirana. Materialet, informacionet, fotografitë dhe videot janë të mbrojtura me të drejta autoriale. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, modifikohen, ripublikohen, transmetohen ose përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e Le Monde diplomatique – Shqip. Shfrytëzimi i tyre pa lejen paraprake konsiderohet shkelje e drejtave autoriale dhe sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi. Facebook Instagram Twitter impressum