#RSS 2.0 Exit | Shpjegon Shqipërinë » Prurje Exit | Shpjegon Shqipërinë » Prurje për Komentet Exit | Shpjegon Shqipërinë » Prurje për Komentet te KE i sheh vendimtare ditët e ardhshme për Britaninë dhe BE alternate alternate * ____________________ (BUTTON) * Seksione * Rregjistrohu * Hyr ____________________ __________________________________________________________________ * Lajme * Kryesore * Pikëpamje * Exit Shpjegon * Video * exit.al * 2013-2021 Exit | Shpjegon Shqipërinë Bota KE i sheh vendimtare ditët e ardhshme për Britaninë dhe BE ig Nga Exit News 16-12-2020 në 17:07 KE i sheh vendimtare ditët e ardhshme për Britaninë dhe BE Ditët e ardhshme janë vendimtare për Britaninë dhe Bashkimin Europian, deklaroi të mërkurën presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen. Ajo u shpreh e pasigurtë në lidhje me marrëveshjen tregtare, por shtoi se në ditët e fundit ka pasur përparim në bisedime. “Ashtu siç qëndrojnë gjërat tani, nuk mund të them nëse do të ketë marrëveshje ose jo. Por, mund të them se tani ka një rrugë drejt marrëveshjes. Rruga është shumë e ngushtë, por ekziston”, tha von der Leyen. Ajo pohoi se Britania dhe BE kanë gjetur mirëkuptimin për shumë çështje, por dy janë ende pengesë. “Kemi gjetur një rrugë përpara në shumicën e çështjeve, por dy prej tyre mbeten ende pengesë: fusha e barabartë e veprimit dhe peshkimi. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”, tha ajo në Parlamentin Evropian. Më 31 dhjetor Birtanisë i përfundon periudha e tranzicionit. Ajo ka kohë edhe pak ditë që të arrijë një marrëveshje për të mbrojtur tregtinë e lirë, me vlerë prej 1 trilion dollarësh. Më 13 Dhjetor ato ranë dakord që të vazhdojnë bisedimet. Nëse nuk ka dakrodësi mes dy palëve, do të bëjnë biznes sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë. Kjo do të thotë se do të aplikojnë tarifa në importet e njëra-tjetrës. Më 7 dhjetor Johnson ofroi heqjen e kushteve në projektligjoin e brexit. Britania ka dalë nga BE-ja më 31 janar, por ka vazhduar tregtinë me bllokun nën të njëjtat kushte. Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52% votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​ Fjalë kyçe: BE, Brexit, Britania Hiqe përgjigjen. Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike. _____________________________________________ _____________________________________________ _____________________________________________ _____________________________________________ _____________________________________________ _____________________________________________ _____________________________________________ _____________________________________________ ____________________ ____________________ Shto komentin Lajme te ngjashme PD: Rama po politizon sportin duke vënë Fidel Yllin tek Komiteti Olimpik E premte 01, 2021 Propozimi i Roshit për vaksinimin e deputetëve, Rama kundër E premte 01, 2021 Bota shënon mbi 2 milion viktima nga Covid-19 E premte 01, 2021 Më të lexuarat * Gjykata shpall qeverinë Hoti jo kushtetuese, Kosova drejt zgjedhjeve Gjykata shpall qeverinë Hoti jo kushtetuese, Kosova drejt zgjedhjeve * Parlamenti zgjedh Altin Binajn anëtar të pestë të Gjykatës Kushtetuese Parlamenti zgjedh Altin Binajn anëtar të pestë të Gjykatës Kushtetuese * Shefja e Infektivit Najada Çomo bën e para vaksinën anti-Covid Shefja e Infektivit Najada Çomo bën e para vaksinën anti-Covid * Shqipëria siguron 500 mijë doza vaksine nga Pfizer Shqipëria siguron 500 mijë doza vaksine nga Pfizer * Porto Romano dërgon gas në Siri, thyen embargon e SHBA dhe BE Porto Romano dërgon gas në Siri, thyen embargon e SHBA dhe BE * Rama justifikon darkën e ministrave e zyrtarëve në Dubai Rama justifikon darkën e ministrave e zyrtarëve në Dubai [exit-info-locked2.png] Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi. Mënyrat e dërgimit >> [AMEButton.jpg]