Pars Today Albanian ____________________ (BUTTON) * Faqja Kryesore * Lajme * Radio * * * * Albanian shqip * Armenian Հայերեն * Bangla বাংলা * Chinese 中文 * Dari دری * English English * French français * German Deutsch * Hausa Hausa * Hebrew עברית * Hindi हिन्दी * Indonesian Bahasa Indonesia * Italian Italiano * Japanese 日本語 * Kazakh қазақ тілі * Kiswahili Kiswahili * Pashto پښتو * Persian فارسی * Portuguese Português * Russian Русский * Spanish Español * Tajik Тоҷик * Taleshi Tolışə * Turkish Türkçe * Turkmen Türkmen * Uzbek узбек * [4bv906476285761n9cp.jpg] * Programet * Aktualitete * Arkiva * Kur'ani (Rruga drejt së vërtetës) * Frekuencat * Faqja e internetit e vjetër * Arkiva * iPhone * Shkarko * Frekuencat * * * * Brexit dhe vështirësitë përpara Mars 23, 2019 12:19 Europe/Tirane * Brexit dhe vështirësitë përpara Çështja e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian (Brexit) është çështja më e rëndësishme për popullin anglez dhe një shqetësim themelor për Bashkimin Evropian. Vazhdimi i situatës së paqartë dhe të pazgjidhur rreth disa prej ndryshimeve të mëdha midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian mbi Brexit, ka çuar në paralajmërime serioze se vazhdimi i kësaj situate paraqet rreziqet serioze. Pavarësisht nga marrëveshja e arritur mes Londrës dhe Brukselit në fund të vitit 2018, kryeministrja konservatore britanike Theresa May u zhgënjye me votimin negativ të Parlamentit më 15 janar 2019. Dhoma e Përfaqësuesve britanike hodhi poshtë me 432 vota kundër dhe 202 vota pro marrëveshjen në fjalë. Bashkimi Evropian shprehu pakënaqësinë e tij për mos votim e kësaj marrëveshjeje. Sipas Jean-Claude Junker, kreu i Komisionit Evropian: "Me votën negative të parlamentit britanik, marrëveshja e propozuar për largimin e Anglisë nga BE ka rritur rrezikun e një daljeje të çrregullt britanike ". Ai në një mesazh në Twitter, ka thënë: " Koha pothuajse ka mbaruar. Ky dështim ka krijuar mundësinë për Jeremy Corbin, kreu i partisë laburistë të Anglisë, që është partia kryesore opozitare në Britaninë e Madhe, të kërkojë interpelancën e kryeministres May dhe zgjedhje të parakohshme. Corbin përpara takimi të parlamentit për votëbesimin e qeverisë ka thënë: Theresa May, kryeministre e Anglisë po drejton një qeveri “ Zombie”. Megjithatë deputetët e parlamentit anglez nuk kanë pranuar planin për votëbesimin e kryeministres Theresa May. Në votimin e 16 janarit në parlamentin anglez, Theresa May me 325 vota pro kundrejt 306 votave kundër, arriti të qëndrojë në postin e kryeministres. Ajo pasi rimori votëbesimin nga parlamenti ka thënë se do të vazhdojë përpjekjet për realizimin e Brexit. Marrëveshja e Brexit mes Londrës dhe Brukselit ka përcaktuar mënyrën e daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Image Caption Turbullirat politike në Britani vazhdojnë në kohën kur ky vend për nga ligji duhet të largohet nga BE deri më 29 mars të këtij viti. Në këto kushte Theresa May nuk ka opsion tjetër veçse t’i drejtohet edhe një herë BE dhe të futet në negociata me unionin. Ndërkohë autoritetet e BE janë kundër dhënies së favoreve të reja Britanisë së madhe dhe janë shprehur kundër rishikimit të marrëveshjes për Brexit. Heinz Gartner profesor i universitetit të Vjenës në një intervistë të tij në janar 2019 ka thënë: Për Evropën kjo marrëveshje nuk mund të ri-negociohet, sepse në rast të kundërt Evropa humbet kredibilitetin e saj. Megjithatë BE ka rënë dakord për shtyrjen e afatit të daljes së Anglisë nga BE deri në vitin 2020 me qëllim që Londrës t’i jepet më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje. Duke pasur parasysh pamundësinë e Londrës për të realizuar Brexit-in, tani ekziston mundësia që kjo çështje t’i besohet një komiteti parlamentar të formuar nga përfaqësuesit e disa partive. Por duke pasur parasysh se në këtë komitet do të marrin pjesë partitë që janë pro qëndrimit në BE, puna e këtij komiteti do të përballet me sfidë serioze për shkak të kundërshtimeve të brendshme. Për këtë arsye komiteti në fjalë nuk është krijuar. Organizimi i një referendumi të dytë për çështjen e Brexit është një tjetër opsion i mundshëm, mirëpo ky opsion kundërshtohet nga shumica e deputetëve të parlamentit anglez. Në rast se asnjë nga këto opsione nuk realizohet, atëherë Britania është e detyruar të largohet nga BE pa asnjë marrëveshje, çështje kjo që do të shfaqë një shok të ri në ekonominë angleze. Pra me fjalë të tjera aktualisht Britania e Madhe përballet me tre opsione, daljen me një marrëveshje, daljen pa marrëveshje ose ndërprerjen e procesit Brexit. Kontesti për Brexit mes deputetëve të opozitës në parlamentin anglez dhe kryeministres Theresa May ka vazhduar në mënyrë intensive gjatë 2 muajve të parë të vitit 2019. Më 29 janar deputetët e parlamentit i kanë kërkuar kryeministres të rifutet në negociata me BE për çështjen e Brexit. Deputetët anglezë kanë arritur në përfundimin se marrëveshja e arritur pas disa muajsh negociata mes përfaqësuesve të Anglisë dhe të BE duhet ndryshuar në atë formë që të miratohet nga deputetët e parlamentit anglez. Pas këtij vendimi, kryeministrja Theresa May mori mision që edhe njëherë të takohet dhe diskutojë me krerët e BE për ndryshimin e marrëveshjes. Deputetët anglezë kanë kërkuar ndryshimin e pikës për përcaktimin e kufijve me Irlandën e Veriut, si një vend anëtar i BE. Kufiri mes Irlandës së Veriut dhe republikës së Irlandës që është i vetmi kufi tokësor mes BE dhe Britanisë së Madhe është sfida kryesore mes Londrës dhe Brukselit në çështjen e Brexit. Britanikët janë të shqetësuar se në rast të largimit nga BE do të vihet në rrezik tërësia territoriale e vendit dhe siguria aktuale e tij. Parlamenti anglez ka votuar për ndryshimin e marrëveshjes në kohën kur kryeministrja Theresa May më herët kishte paralajmëruar se deputetët duhet të zgjedhin nga mesi i tre opsioneve që janë aprovimi i marrëveshjes me BE, zbatimin e Brexit pa marrëveshje, ose anulimin e plotë të Brexit. Megjithatë vendimi i marrë nga parlamenti, e ka bërë akoma më të vështirë procesin e largimit të Britanisë nga BE, sepse nga ana e tij Brukseli është shprehur se nuk do të ketë negociata për një marrëveshje të re. Donald Tusk kreu i Këshillit të Evropës më 29 janar me anë të një deklarate ka refuzuar dhe nuk ka pranuar rinisjen e negociatave për Brexit dhe ka thënë: Akordi i arritur për kufijtë me Irlandën e Veriut, është pjesë e marrëveshjes dhe nuk do të ketë negociata për rishikimin e tij. Image Caption Më në fund deputetët e parlamentit anglez, kanë aprovuar një plan që në rast se marrëveshja e arritur nga kryeministrja Theresa May nuk merr aprovimin e parlamentit, afati për zbatimin e Brexit të shtyhet. Votimi për këtë plan u mbajt më 27 shkurt dhe u miratua me votën e 502 deputetëve kundrejt 20 deputetëve kundër. Ky plan shtoi shumë mundësinë e shtyrjes së datës për zbatimin e vendimit për Brexit. Shtyrja e datës së Brexit është mirëpritur edhe nga krerët e Gjermanisë dhe të Francës. Emanuel Makron president i Francës duke mbajtur qëndrim të prerë për këtë çështje, ka thënë: Kjo pranohet vetëm në rast se qeveria angleze jep një propozim të qartë për çështjen Brexit. Mirëpo çdo lloj ndryshimi në marrëveshjen e arritur mes BE dhe Britanisë së Madhe, më parë duhet të marrë konfirmimin e 27 vendeve anëtare të unionit. Pas kësaj partia Laburiste në Angli, është shprehur se në parlament do të parashtrojë planin e organizimit të një referendumit të dytë për Brexit. Jeremy Corbin, ka thënë: Në Britani është shtuar varfëria tek fëmijët, varfëria tek pensionistët, të pastrehët, industria është në recesion, politikat e ndërprerjes së ndihmave qeveritare nuk kanë të mbaruar, shtresat e privuar janë varfëruar edhe më shumë, ndërsa të pasurit janë pasuruar edhe më shumë dhe metodat e qeverisë për daljen nga BE do të bëhet shkak për përkeqësimin e situatës akoma më shumë. Kreu i partisë Laburiste i cili shpeshherë ka kritikuar qeverinë për mënyrën e zbatimit të Brexit, ka akuzuar edhe një herë kryeministren për shpërdorimin e kohës dhe prej saj ka kërkuar që të garantojë parlamentin se nuk do të ketë largim nga BE pa marrëveshje. Theresa May duke reaguar ndaj deklaratës së Corbin ka thënë: Industria nuk është në recesion, të ardhurat e të varfërve në 20 vitet e fundit ka arritur nivelin më të lartë, taksa e vlerës së shtuar për shtresat me të ardhura të pakta është ulur, taksa për karburantin nuk është shtuar dhe shtresa e ulët gjithmonë ka paguar dëmet e politikës së partisë Laburiste. Edhe pse shumica e popullit anglez në referendumin e vitit 2016 ka votuar pro largimit të Britanisë së Madhe nga BE, megjithatë mosmarrëveshjet mes deputetëve të parlamentit anglez për mënyrën e zbatimit të Brexit e ka inkurajuar partinë Laburiste të kërkojë organizimin e një referendumi të ri. Theresa May kryeministre e Anglisë, mbajtjen e referendumit të ri e ka quajtur tradhti ndaj votës së popullit dhe shkelje e demokracisë. Për këtë ajo ka marrë vendim që marrëveshjen për Brexit ta vendosë në rivotim në parlament më datë 12 mars 2019. Në rast se marrëveshja nuk merr votëbesimin e parlamentit, atëherë një ditë më vonë do të votohet për daljen nga BE pa marrëveshje. Në rast se të dy propozimet nuk votohen nga parlamenti, atëherë më datë 14 mars do të votohet shtyrja e afatit të zbatimit të Brexit me qëllim që të krijohet mundësia për të arritur marrëveshjen përfundimtare me BE. Britania ka ndërmend të zbatojë Brexit-in më 29 mars të këtij viti, mirëpo deri tani ajo nuk ka arritur të gjejë rrugën e duhur për daljen nga BE. Image Caption Dalja e Britanisë së madhe nga BE që në fillim dukej si një proces i lehtë, tani po komplikohet nga dita në ditë. 2 vjet e gjysmë nga referendumi i vitit 2016 ku 52% e votuesve u shprehën pro daljes së Britanisë së Madhe nga BE, qeveria angleze akoma nuk ka mundur të arrijë një akord dhe marrëveshje të pranueshme me unionin për Brexit. Çështja e Brexit tashmë është ndërlikuar edhe më shumë dhe ndikimet e saj politike, ekonomike dhe të sigurisë, janë bërë shkak që shqetësimet të shtohen edhe më shumë. Sipas statistikave dhe raporteve të ndryshme, Brexit deri tani i ka shkaktuar ekonomisë angleze një dëm prej 17 miliard paund dhe shumë nga ekspertët e ekonomisë janë të shqetësuar mbi rritjen e nivelit të varfërisë në vend. Nga ana tjetër pasojat e sigurisë janë kthyer në një çështje tepër shqetësuese. Gazeta Indipedent më 28 janar, në një artikull të saj duke u bazuar në një raport të shërbimit sekret anglez thotë se Brexit do të bëhet shkak për shfaqjen e dhunës dhe përleshjeve për disa dekada në Angli dhe kjo do të shkaktojë organizimin e referendumeve për pavarësinë e Skocisë dhe të Irlandës së Veriut. Image Caption Aktualisht koha për Britaninë po kalon shumë shpejt dhe ky vend nuk ka shumë kohë deri në përfundimin zyrtar të afatit për Brexit. Vazhdimi i kësaj situate e bën akoma më të paqartë perspektivën për Britaninë e Madhe. Kundërshtarët e Brexit dhe anëtarët e partisë Laburiste kanë paralajmëruar se në rast se Theresa May nuk arrin aprovimin e marrëveshjes Brexit në parlament, atëherë në Angli mund të mbahen zgjedhje të parakohshme. Në këtë mes disa qarqe flasin për shtyrjen e afatit të zbatimit të Brexit ndërsa disa të tjerë thonë se Brexit do të zbatohet pa ndonjë marrëveshje me qëllim që t’i jepet fund diskutimit të mëtejshëm në këtë fushë. megjithatë ditët në vazhdim do të jenë ditë të vështira për kryeministren konservatore të Britanisë së madhe Theresa May. Duke qenë se data për zbatimin e Brexit në fund të marsit po afron, ndjenja e pasigurisë në mesin e qytetarëve anglezë është shtuar dhe për këtë shumë prej tyre kanë bërë kërkesë për të marrë shtetësinë e një nga vendeve anëtare të BE. Qytetarët anglezë janë të shqetësuar nga pasojat ekonomike që mund të sjellë zbatimi i Brexit pa ndonjë marrëveshje me BE. Dalja nga BE pa ndonjë marrëveshje do të ketë pasoja të rënda për ekonominë e Britanisë së madhe dhe kjo do të ndikojë shumë në nivelin e jetesës së shtetasve britanikë. Mesa duket Theresa May po përballet me një situatë shumë të vështirë dhe të ndërlikuar për të cilën nuk ekziston ndonjë rrugëzgjidhje, sepse pa ndryshime në marrëveshjen aktuale të Brexit të cilat do të jenë në favor të Londrës, miratimi i saj në parlament pothuajse është i pamundur. Tags * Bashkimi Evropian * Britania * Novruzi * * * * * * * Për më shumë Erdogan tradhtohet nga boshti SHBA-BM Erdogan tradhtohet nga boshti SHBA-BM Demonstruesit sulmojnë policinë në Bruksel Demonstruesit sulmojnë policinë në Bruksel BE ndan 4.2 miliardë euro për kompensime nga ndikimi i Brexit BE ndan 4.2 miliardë euro për kompensime nga ndikimi i Brexit Lajmet kryesore * Stuhia e raketave dhe dronëve iranianë Stuhia e raketave dhe dronëve iranianë 1 Para një ore * Erdogan tradhtohet nga boshti SHBA-BM * Arabia Saudite bën më mirë t'u japë fund luftimeve dhe nxitjes së terrorizmit * Bahrejnasit protestojnë për emërimin e përfaqësuesit izraelit në Bahrejn * Skandali me bonusin e bebeve, Qeveria holandeze dorëhiqet Zgjedhja e Editorit * Shikimi i ndeshjes derbi mes dy ekipeve kuq e kaltër të Teheranit Shikimi i ndeshjes derbi mes dy ekipeve kuq e kaltër të Teheranit 2 Para disa orësh * Koreja Veriore prezanton raketa të reja balistike Koreja Veriore prezanton raketa të reja balistike 2 Para disa orësh * Grupi i mjekëve vullnetarë Grupi i mjekëve vullnetarë "Kazemi Ashtiani" ofrojnë shërbime për qytetarët në zonat e goditura nga vërshimet në Bushehr 2 Para disa orësh Më të shikuarat * Pompeo më në fund tha lamtumirë * 4 në 5 persona në SHBA thonë se ‘Amerika po copëtohet’ * Një nëndetëse e huaj interceptohet pranë zonës stërvitore të Iranit në Gjirin Persik * Testimi me sukses i azhdereve të nëndetëses “Fateh” gjatë manovrave të forcave detare * Zhvillohet faza e parë e manovrës “Profeti i Madh s.a.v.s. 15” e Gardës Revolucionare * Vdekja e një gruaje gjermane pasi mori vaksinën Korona * Ekspertët i bëjnë thirrje Trump që t'i japë fund politikave anti-iraniane * Deputeti i Parlamentit të Irakut zbulon rolin e Arabisë Saudite dhe regjimit sionist në trazirat e dhunshme në Irak * Damasku: Al Kaida dhe grupet e tjera terroriste janë pjellë e Amerikës * Stuhia e raketave dhe dronëve iranianë Pars Today © 2020 PARS TODAY. All Rights Reserved. Lajme Bota Iran Lindja e Mesme Ballkani Galeria Products Radio Programet Aktualitete Arkiva Kur'ani (Rruga drejt së vërtetës) Frekuencat Faqja e internetit e vjetër Pars Today Rreth nesh Na kontaktoni RSS * * PARS TODAY