Gazetarisë » Prurje për Komentet Observatori Europian i Gazetarisë » Prurje për Komentet te Do të na dëmtojë apo do të na bëjë më të fortë? Si u raportua Brexit nga mediat europiane alternate alternate alternate MENU[et_social_follow icon_style="slide" icon_shape="rounded" -- * Marrëdhëniet Publike Do të na dëmtojë apo do të na bëjë më të fortë? Si u raportua Brexit nga mediat europiane -- Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Europian, sipas një studimi të shtypit të 13 vendeve gjatë javës pas referendumit. Shumica e artikujve e paraqisnin Brexit si diçka të keqe për BE, që do të dëmtojë interesat e kombeve të saj dhe që do të ndikojë për keq edhe për vetë Britaninë. Kurse shumica e artikujve që diskutonin lidhur me mundësinë e ndjekjes -- 13694097_10206793035969352_811502582_o-576x1024 Një tezë qendrore ishte ajo se Brexit shpërfaqi problemet që ekzistojnë në BE. Gjithsesi në përgjithësi, përgjatë të gjitha llojeve të opinioneve politike, mbizotëronte teza se BE duhet të reformohet dhe jo të dështojë. Shumica -- 14). Një gazetë hungareze komentonte se BE do të ishte vetëm një “bisht” pa Britaninë. Vetëm në një vend, në Rusi, artikujt pozitivë rreth Brexit mbizotëronin mbi ato negativë. Observatori Europian i Gazetarisë ndërmori një analizë përmbajtjeje të tre gazetave të përditshme nga secili prej 12 vendeve europiane si dhe nga SHBA ndërmjet datave 25 qershor – 1 korrik 2016. U morën në shqytrim një numër prej 1638 artikujsh për Brexit të botuara në gazetat e të gjitha anëve të spektrit politik. Vendet e përzgjedhura ishin anëtare dhe jo-anëtare të BE si: Shqipëria, Çekia, Gjermania, Hungaria, -- Kodimi i artikujve u bazua në tematikën mbizotëruese të çdo artikulli. Secili prej tyre vlerësohej negativ (anti-Brexit), pozitiv (pro-Brexit) ose neutral në raport me impaktin e Brexit ndaj BE dhe ndaj interesit nacional të çdo vendi, duke gjykuar nëse BE ishte më mirë apo më keq pa Britaninë, nëse anëtarët e BE ishin në favor të largimit apo të qëndrimit në BE dhe gjithashtu duke vlerësuar edhe ndikimin e Brexit tek vetë Britania. -- Rreth 56 % e artikujve në gazetat europiane dhe ato të SHBA ishin kundër Brexit. 38 % ishin neutrale dhe vetëm 8 % ishin pro-Brexit. graph1def Në Britaninë e Madhe, dy prej tre gazetave të analizuara (The Telegraph, Guardian dhe Daily Mail) që kishin mbështetur fushatën për largimin nga BE, pas referendumit ishin më shumë kundër Brexit (39%), 27% ishin pro-Brexit dhe 34% ishin neutrale. Gazetat europiane dhe ato të SHBA, pavarësisht nga pozicionimi -- shumë në anën e BE dhe më shumë kritike për rezultatin e referendumit në Britani duke argumentuar se ai do ta dëmtojë BE, gazetat e djathta ishin gjithashtu negative ndaj Brexit, edhe pse analiza e tyre prirej të ishte më mirëkuptuese lidhur me arsyet që fshiheshin pas votës për largim të Britanisë. -- botoheshin), në tre gazetat e monitoruara Süddeutsche Zeitung, Bild dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) u botuan 252 artikuj. Në 62 artikuj argumentohej se Brexit do të ketë një impakt negativ për Britaninë dhe vetëm në 1 artikull thuhej se do të ketë impakt pozitiv. Në 40 artikuj theksohej se Brexit do të ndikojë negativisht për BE dhe vetëm për 4 artikuj do të ndikojë pozitivisht. Në gazetën FAZ, një e përditshme konservatore, Brexit përshkruhej si kriza më e madhe për BE. “Çdo koment, pa përjashtim, ishte shumë kritik ndaj politikës së BE dhe vendimeve të marra prej saj në të shkuarën. -- Në Itali, në tre gazetat e monitoruara Corriere della Sera, La Repubblica dhe Il Giornale u botuan 249 artikuj, nga të cilët shumica (132) ishin negativë ndaj Brexit, 29 pozitivë and 88 neutralë. Pavarësisht nga panorama anti-Brexit në gazetat e njohura të Europës Perëndimore, pati edhe disa raportime entuziaste pro-Brexit si ato që u shfaqën në gazetën e njohur italiane il Giornale, një e përditshme europiane e djathtë në pronësi të familjes së Silvio Berlusconit. Il Giornale e përshkruan Brexit si një fitore e popullit ndaj hierarkive të BE. Në të u botuan 20 artikuj që e paraqesin Brexit si diçka pozitive, 8 artikuj që e paraqesin Brexit si negativ dhe 17 artikuj janë neutralë. Në këtë gazetë u botuan gjithashtu dy prej katër artikujve në të gjithë gazetat që shtrojnë diskutimin për daljen nga BE -- graph3def Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, përfshi edhe anëtarët e rinj të BE si dhe ato që aspirojnë t’i bashkohen Europës, si Shqipëria, ishin gjithashtu negative për Brexit dhe pozitive për BE. Në gazetat e Republikës Çeke u botuan 84 artikuj anti-Brexit nga 118 në total ndërkohë që 6 argumentonin ndjekjen e Britanisë në daljen nga BE. Vetëm 5 artikuj në Çeki flisnin për aspekte pozitive të Brexit kurse 29 artikuj ishin neutralë. -- shqetësimin për fatin e qytetarëve të tyre që punonin dhe jetonin (apo aspironin të punonin) në Britani. Gjithsesi kjo qasje nuk ishte kryesore në diskutimet për implikimet e Brexit. Në Poloni vetëm gazeta tabloide Fakt raportoi gjerësisht për agresionin ndaj qytetarëve polakë që jetonin në Britani. Në Letoni, shqetësimeve të natyrës ekonomike iu -- paraqitën këtë ide në të njëjtën linjë me orientimin politik që duhet të ndiqte vendi. “Në gazetën e djathtë Magyar Idők, artikujt që shfaqnin një “mirëkuptim” për pozicionin e Brexit u vendosën në plan të parë, në të njëjtën linjë me politikën e qeverisë së Hungarisë dhe me deklaratën e kryeministrit për këtë çështje.” – thotë Dr. Márta Bencsik -- Shumica (51 nga 83) e artikujve të shtypit hungarez ishin negativë ndaj Brexit dhe vetëm 8 e mbështesnin atë, kurse 24 ishin neutralë. graph2def Portugalia: përballje me sanksionet e BE, por sërish dëshiron -- Portugalia, një vend anëtar i BE qysh në vitin 1986, është kërcënuar me sanksione për mosarritjen e objektivave të buxhetit për vitin e kaluar. Por pavarësisht nga kjo shtypi i këtij vendi ishte më shumë anti-Brexit dhe pro-BE. -- Nga të 13 vendet e studjuara, vetëm Rusia, një vend jo-anëtar i BE, nuk kishte artikuj që të tregonin se Brexit do të dëmtonte interesin nacional. Përkundrazi 13 prej 52 artikujve argumentonin se Brexit është i mirë për Rusinë. 12 prej këtyre artikujve u botuan në Regnum, një media konservatore pro-Putin. Artikujt për rolin e Rusisë në Brexit u shfaqën dukshëm gjatë raportimeve në Europën Qendrore dhe Lindore por edhe në SHBA (në 21 nga 186 artikuj në SHBA përmendet Rusia). Këndvështrimi i përbashkët ishte se Rusia do të përfitonte nga Brexit sepse sanksionet e BE ndaj Rusisë do të ishin më të vështira për t’u aplikuar pa ndihmën e Britanisë. “BE e ndarë – mirë për Rusinë”, ishte një nga komentet e botuara në gazetën -- Shumica e raportimeve ruse “përbëheshin nga lajme të shkurtëra rreth ngjarjeve që lidheshin me Brexit, pa ofruar intepretim apo komente të autorit,” –thotë Andrejs Berdnikovs, editor i EJO Rusia. Berdnikovs thotë se ndërkohë që evitoheshin deklaratat e hapura politike, mbulimi -- Portali opozitar Новая газета (Novaya Gazeta) ishte pothuajse neutral ndaj Brexit, duke shprehur vetëm një lloj shqetësimi për rrezikun e të djathtës populiste në Europë.Edhe tabloidit Московский Комсомолец (Moskovskiy Komsomolets,) i mungonte një pamje vlerësuese, thotë Berdnikovs. Zvicër: Brexit, keq për Britaninë – dhe për Zvicrën? Shpesh e parë si një model se si mund të ekzistohet jashtë BE, Zvicra -- 120 marrëveshjeve bilaterale – dhe tregon interes për politikat e BE. Shumica e artikujve në tre gazetat zvicerane të monitoruara ishin negative ndaj Brexit. Përshembull, në 60 artikuj arrihej në përfundimin se Brexit do të jetë keq për Britaninë dhe vetëm në 1 artikull argumentohej e kundërta. -- të Zurich University of Applied Sciences në Winterthur, i cili drejtoi monitorimin, Tagesanzeiger e përshkruan votën e Britanisë si një rrezik për unitetin e Europës, kurse NZZ argumentonte se Brexit ilustron problemet e BE. Pavarësisht nga një optimizëm fillestar mes politikanëve të Zvicrës se Brexit mund të nxisë negociatat për pozicionin e vendit në raport me BE, për shumicën e artikujve kjo nuk do të sjellë ndonjë ndryshim. 21 artikuj (nga 187) arrinin në përfundimin se Brexit nuk do t’i bëjë mirë ekonomisë zvicerane, kurse 7 argumentonin të kundërtën. SHBA: mbulim negativ por i nuancuar Një nga aspektet që duhet përmendur lidhur me mbulimin e Brexit nga mediat e SHBA ishte volumi i madh i lajmeve kushtuar këtij subjekti në dy prej gazetave kryesore në vend. “Brexit gjeneroi tituj të mëdhenj ditë pas dite – një gjë e pazakontë kjo për mbulimin e Europës nga mediat centriste – thotë Scott Maier, profesor i asociuar në University of Oregon, partner i EJO-s në SHBA. Nga 186 artikuj të botuar në Wall Street Journal (WSJ), The New York Times(NYT) dhe New York Post gjatë javës pas votimit, 31 prej tyre argumentonin se Brexit është keq për BE dhe vetëm dy ishin kundër këtij këndvështrimi, kurse 39 artikuj ishin neutralë. Analistët amerikanë ishin të ndarë edhe lidhur me tezën nëse Brexit mund t’i shërbejë interesit nacional të SHBA: tetë artikuj argumentonin se i shërben, kurse 6 argumentonin të kundërtën. Lajmet që e paraqisnin Brexit në një dritë pozitive ishin shumë të rralla si në The Wall Street Journal edhe në The New York Times, “duke qenë të ndara edhe në tonin e përdorur i cili ishte mes tonit neutral -- ishte jashtëzakonisht i paanshëm”- thotë Maier. Tema dominuese e mbulimit të NYT për Brexit ishte ajo e pasojave negative për Britaninë. 17 nga 64 artikujt i takonin kësaj kategorie. Toni negativ pasqyrohej edhe në titujt që përmbanin fjalë si, frikë, -- nacionale në të ardhmen. Toni i mbulimit është i rëndësishëm, thotë Radu: “Sipas teorisë së Agenda Setting (Agenda Setting Theory) mbulime të ndryshme të të njëjtit realitet, në këtë rast të Brexit, mund të shihen si një parashikim se si qeveri të ndryshme do të pozicionohen në të ardhmen”. -- Rreth projektit: “Si e mbuloi media europiane Brexit” është pjesë e një projekti kërkimor bashkëpunues në vijim të ndërmarrë nga Observatori Europian i Gazetarisë. -- * WhatsApp0 Tags:Brexit, EJO, Mediat europiane Avatar