Bota Kryesore Të Fundit Dorëheqja e kryeministres May, “Brexit” rrezikon të komplikohet edhe më shumë 24/05/2019 14:13 -- Sipas gjasave dhe sondazheve, në krye të kësaj liste kandidatësh, që shkon në 12, qëndron ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ndërkohë që gjasat janë që procesi i “Brexit”-it të hyjë në një fazë edhe me më shumë të panjohura, ku një kryeministër më pro “Brexit”-it, ndryshe nga Theresa May, do të çojë në përplasje me udhëheqësit e Bashkimit Europian. -- ndërkohë që Britania do të duhet të dalë nga BE-ja më 31 tetor. Opsionet janë sërish të hapura; dalja pa marrëveshje, një referendum i dytë, apo zgjedhje të përgjitshme. Me Theresa Mayn, “Brexit” dukej i komplikuar, por me një udhëheqës edhe më radikal e më pro “Brexit”-it, çdo negociatë mes Londrës dhe Brukselit do të jetë ekstremisht e komplikuar.