#Periskopi » Feed Periskopi » Comments Feed Periskopi » Brexit: Gjithçka që duhet të dini rreth largimit të Britanisë nga BE (I) Comments Feed alternate alternate alternate -- --> Brexit: Gjithçka që duhet të dini rreth largimit të Britanisë nga BE (I) [INS: :INS] -- Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë nisur bisedimet zyrtare për largim, këtu mund të gjeni një udhëzues të lehtë për të kuptuar çështjen e Brexit – duke filluar nga elementët më bazike pastaj duke ia hedhur një shikim negociatave, e përcjellë nga një përzgjedhje e përgjigjeve në pyetjet që i kemi dërguar në lidhje me Brexit (dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian) dhe BE (Bashkimi Evropian). Çfarë nënkupton Brexit? Është një fjalë që është përdorur si simbolikë për të treguar largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian – duke shkrirë fjalët Britain dhe Exit për të formuar fjalën Brexit, në të njejtën mënyrë si largimi i Greqisë kohë më parë nga euro ishte quajtur Grexit. [INS: :INS] -- Si u votua në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar? Anglia votoi për Brexit, 53.4% me 46.6%. Uellsi gjithashtu votoi për Brexit, për largim ishin 52.5%, ndërsa për qëndrim ishin 47.5%. Skocia dhe Irlanda Veriore të dyja e përkrahën qëndrimin në BE. Skocia ishte për qëndrim në BE me 62% përkundrejt 38% ishin për t’u larguar nga BE, -- Ku qëndron ajo në Brexit? Theresa May ka qenë kundër Brexit gjatë fushatës për referendum por tani e favorizon atë që dikur kundërshtonte sepse thotë se kjo është ajo çfarë populli britanik ka dashur. Mesazhi kryesor i saj ka qenë se “Brexit nënkupton Brexit” dhe ajo nxiti procesin dy-vjeçar të largimit nga BE më 29 Mars. Tregoi qëllimet e saj negociouse në një letër dërguar presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk. -- thirrjen për zgjedhje të menjëhershme pasi u vendos në Downing Street, duke thënë se vendi kishte nevojë për një periudhë stabiliteti pas rrëmujës së shkaktuar nga votimi i Brexit. Tha se ishte e lumtur të priste deri në zgjedhjet e caktuara të cilat do të mbahen në vitin 2020. -- Asryeja që dha ishte se kishte nevojë të forconte dorën e saj në negociatat Brexit me liderët evropianë. Ajo druhej se Laburistët, SNP, partitë tjera opozitare dhe anëtarët e Dhomës së Lartë të Parlamentit, do të provonin të bllokonin strategjinë e saj, duke e bërë vendin të -- “Democratic Unionists” e cila kishte 10 deputetë, që do t’ia mundësonin asaj të formonte një qeveri minoritare. Partia në fjalë, si një parti Euroskeptike, ndan me znj. May strategjinë për Brexit dhe ka deklaruar se e mbështet atë me të gjitha votat në politikat Brexit. Por, ata duket të jenë më pak të lidhur me devizën e zonjës May se “asnjë marrëveshje nuk është më mire, se një marrëveshje e keqe” siç janë disa -- Çka nëse qeveria e Theresa May bie dhe Laburistët marrin pushtetin? Brexit prapë se prapë do të vazhdojë. Lideri laburist Jeremy Corbyn ka përjashtuar një referendum të dytë, por ka thënë se deputetët do të marrin një vendim përfundimtar mbi marrëveshjen e Brexit me BE’në, që do të thotë se Britania do të përpiqet të kthehet në tryezën e negociatave për të shtyer përpara një marrëveshje më të mirë. Demokratët Liberalë, të cilët kanë 12 nga 650 deputetët, janë kundër një “hard Brexit” dhe kanë premtuar një referendum të dytë në terme të ndonjë marrëveshje në të cilën do të bënin fushatë për të qëndruar në BE. Ata gjithashtu kanë përjashtuar marrëveshje koalicioni me -- Liderja SNP Nicola Sturgeon ka nxitur Skocinë, e cila votoi për të qëndruar në BE – që të ketë një status special pas Brexit-it, duke përfshirë mbetjen në tregun e vetëm. Ajo kishte thirrur për një referendum të dytë të pavarësisë para se paketa Brexit të ishte finalizuar.